Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar

Kandidati për president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Bërevnicë ku ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Marketing

Reka tha se koncepti për Republikën është universal për të gjithë qytetarët, për sundim të ligjit dhe drejtësi për të gjithë.

“Ka ardhur koha për President shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti. Për t’u jetësuar koncepti i një republike për të gjithë, duhet ekzistuar barazi reale dhe jo vetëm formale për qytetarët e këtij vendi. Maqedonia si shoqëri multietnike nuk mund të funksionojë si shtet monoetnik. Prandaj me 21 prill vota juaj është votë për ndryshim, votë kundër korrupsionit dhe votë kundër padrejtësisë”, potencoi Reka.