“Reket” Ruskoska: Garderoba e Boki 13 e blerë me paratë e Orce Kamçevit

Ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin “Reket”. Sot në Gjykatën Penale Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 ka prezantuar fotografitë të cilat i ka publikuar në rrjetin social Instagram. Ai në detaje ka përshkruar fotografitë duke nënvizuar se çfarë brendi janë syzet, çantat, këpucët dhe të tjera. Boki 13 ka theksuar se fotografitë në fjalë janë nga viti 2013 dhe se të gjitha rrobat që shihen në foto janë konfiskuar nga Prokuroria. Derisa vazhdon gjykimi, Boki 13 është duke prezantuar gardërobën e tij.

Marketing

Paraprakisht, Prokuroria prezantoi përmes fotografive mallin e konfiskuar, ndërsa prokurorja Villma Ruskoska tha se janë blerë me të hpllat e Orce Kamçevit.