“Reketi”, Boki 13 nesër jep dëshminë në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Nesër prokurorja Villma Ruskoska do ta dëgjoj versionin e Boki 13 për rastin “Reket”. Hetimi ka mbaruar kurse i dyshuari i parë për aferën me zhvatjen e parave, pas rreth tre muajve në paraburgim, për herë të parë do të prononcohet në Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani, Ruskoska ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarë dhe persona që mund të kenë ndonjë informacion për rastin në fjalë, por nuk ka dëshmi nga tre të dyshuarit, Bojan Jovanovski, Zoran Milevski- Kiçeec dhe Katica Janeva.Boki 13 gjithashtu i skadon edhe afati prej 15 ditëve, që i mundëson shqyrtim në dëshmitë e Ruskoskës, si dhe mundësia që të propozojë prova të tij. Jovanovski, javën e shkuar personalisht në Gjykatën e Apelit kërkoi të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ka kërkuar masë më të butë, qelinë e burgut ta zëvendësoj me krevat spitali, për shkak të gjendjes së rënduar. Në mënyrë shtesë, si rrethanë lehtësuese e përmendi hetimin e përfunduar për “Reketin”. Megjithatë, gjykatës e Apelit për shkak të frikës për arratisjen e tij, e hodhën poshtë kërkesën.

Marketing

Në ndërkohë, avokatët e Janevës tek tani pritet të vendosin nëse ajo do të dëshmojë para Villma Ruskoskës. Janeva i ka shqyrtuar dëshmitë e ngritura kundër saj, por ende nuk ka dhënë instruksione të qarta dhe të saktë se si do ta ndërtoj mbrojtjen e saj. Në arrest shtëpiak për momentin është vetëm i dyshuari Zoran Kiçeec. Dëshmia e tij në prokurori tashmë u është propozuar për para avokatët në “Reket”. Ruskoska po heton se kush ka bërë pazar me dëshminë.

Avokatët e tre të dyshuarve në “Reket” për momentin janë të njëzëri se nuk ka negociata me Prokurorinë për dënim më të vogël të kolegëve të tyre. Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev këtë fundjavë deklaroi se pret aktakuzë për rastin “Reket” deri më 15 tetor, kur edhe skadojnë 90 ditët nga fillimi i hetimit për këtë aferë. Boki 13 dhe Katica Janeva përmes ankesave tentojnë të dalin nga burgi i Shutkës. Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për larje parash.

Marketing