“Reketi”, dëshmuan Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov

Prokurorët e PSP-së fshehurazi dëshmojnë për rastin “Reket”. Pas dyerve të mbyllura sot në Gjykatën penale u zhvillua seanca për rastin “Reket”. Irena Frçkovska, avokatja e Katica Janevës kërkoi që nga kjo seancë të përjashtohen gazetarët. Ajo sqaroi se në gjykatë mund të shpalos sekret afarist, gjegjësisht prokurorët e PSP-së së dikurshme të flasin për parahetime dhe hetime që janë sekret. Pas kësaj, opinioni nuk i dëgjoi dëshmitë e prokurores Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov.

Marketing

Edhe në kushte të këtilla vazhdon procesi për rastin “Reket”, edhe pse ne si mbojtje vlerësuam se vërtetë mundte të anulohet. Ato janë prova të ofruara nga ana e mbrojtjes dhe as që do i propozonim nëse do kishim vlerësuar se nuk ndihmojnë. Gjithsesi se ne vlerësuam se ato do ndihmojnë, dhe ndihmuan”-tha Deljo Kadiev, avokat.

Në të njëjtën mënyrë do dëshmojnë edhe prokurorët tjerë që i ka ftuar Katica Janeva. Përveç Fetait dhe Pelivanovit, paraprakisht dëshmoi edhe prokurori Gavrill Bubevski. Gjykimi i rastit “Reket” vazhdon të enjten e ardhshme dhe sërish do jetë e mbyllur për opinionin. Ish kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski në rastin “Reket” akuzohen për zhvatje të 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili është i dyshuar në rastin “Perandoria”.

Marketing