‘Reketi’,Munguan avokatët e Janevës,seanca e radhës më 27 Janar

Nëse deri të hënën avokatët e Katica Janevës nuk shërohen, gjykata do t’i caktojë avokat në rrugë zyrtare. Gjykimi për rastin “Reket” edhe sot është shtyrë. Ish shefja e PSP-së në bankën e të akuzuarve mbeti e vetme. Avokatët Irena Frçkovska dhe Deljo Kadiev, nuk u paraqitën, janë të sëmurë. Megjithatë, gjykata konstatoi se dokumentacioni mjekësor i dorëzuar nga ana e mbrojtjes nuk është bindës se shëndeti i tyre është aq i rëndë sa të mos mund të vijnë në gjykim. Pasi seanca u shty, reagoi Boki 13. Përsëri apeloi se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa ishte në paraburgim, 55 herë ishte në spital. Gjykatësit iu drejtua – ju lutem mos luani me jetën time.

Marketing

Nëse i ndodh diç Bojan Jovanovskit, publikisht e them se shumë njerëz do të paditen penalisht, do të përfshihen shumë persona. Kush si të dojë le ta kuptojë. Ky është maltretim. Përsëri janë marrë mostra për ulcerë, nga ajo që ka mbetur nga lukthi i tij dhe janë dërguar në histologji për të përcaktuar nëse ndonjë kancer të mundshëm”-pohoi Sasho Dukovski, avokat i Boki 13.

Kjo është shtyrja e dytë për një javë e procesit gjyqësor për “Reketin” për shkak të sëmundjes së avokatëve të Janevës. Të hënën do të jetë përpjekja e tretë e prokurores Lile Stefanova për të dëshmuar për rastin dhe mënyrën se si u zhvillua rasti “Perandoria” kundër Orce Kamçevit.

Marketing