Rekord 650 metra kub mbetje e vëllimshme të larguara gjatë aksionit të NP “Higjiena Komunale” Shkup

Në kuadër të aksionit për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme që NP “Higjiena Komunale” – Shkup e realizoi në të gjitha komunat e Shkupit, në periudhën prej 18 deri më 22 maj, qytetarët hodhën gjithsej 650 metër kub mbetje, i përbërë kryesisht me mobilie të vjetruar dhe pajisje elektronike dhe elektrike.

Marketing

Për zbrazjen e enëve të vendosura, NP “Higjiena Komunale” – Shkup në terren angazhoi 20 punëtorë me tri automjete speciale komunale me vetë ngritje dhe dy automjete përkatëse për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme.

“Banorët e qytetit të Shkupit treguan interes të madh për aksionin dhe që ditën e parë u stërmbushën gati të gjithë 40 enët që kishim vendosur, ndërsa gjatë tërë aksionit ekipet tona realizuan 130 turne për mbledhjen dhe transportin e mbetjes së grumbulluar. Presim që ky aksion të ketë kontribut të rëndësishëm në pakësimin e deponive të egra në territorin e qytetit”, theksoi drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.