Rekord infektimesh, mbushen spitalet në Tetovë e Gostivar

Situata me pandeminë në rajonin e Pollogut, është jashtëzakonisht e rëndë. Shifrat treshifrore të ditëve të fundit, në të dyja komuat, kanë mbushur pothuajse deri në fund kapacitetet spitalore. Në statistikat Covid, vdekjet ngë ky rajon, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Vetëm në 24 orët e fundit në Tetovë humbën jetën 9 qytetarë teksa numri i të hospitalizuarve, është rritur në 125. Shqetësues vazhdon të jetë fakti se pjesa më e madhe e pacientëve, nuk janë vaksinuar.

Marketing

“Numri të pacientëve të hospitalizuar është 124 pacient prej këtyre, 13 janë vaksinuar vëtëm me dozën e parë, ndërkaq vetëm 3 pacient kanë edhe dozën e dytë me cka mbi 90 % janë pacient të pa vaksinuar. Sa i përket numri të të vdekurve, kemi numër të madh 9 pacient me sëmundje të ndryshme. Për arsye se ka pacient me të vertetë të sëmurë, e shtuam numrin e internistëve në repatin kovid.Vaksinimi është metoda e vetme por jo në cdo lloj forme të mos pritet si duhet atje apo të mos mbahet distancë.”, tha Gëzim Nuredini, koordinator i Qendrës Kovid, Tetovë

Gostivari është i dyti në listën ditore Covid për nga numri i infektimeve të reja. Në spitalin e Gostivarit ka mbi 250 pacientë të shtruar. Në funksion të pacientëve Covid janë vënë edhe reparti intern edhe ai i neurologjisë por edhe ata janë plot.

“Situata është alarmante, është rritur dukshëm numri i pacientëve me Kovid. Në ditë kemi 15 thirrje, vende të lira nuk ka as në spital as në infektologji.”, tha Flarushe Osmani, mjeke në spitalin e Gostivarit.

Teksa spitalet nuk kanë më vend dhe mjekët alarmojnë se kanë vështirësi për t’u përballur me fluksin e të infektiarve të rinj, 12 persona nga Tetova e Gostivari janë larguar nga izolimi I detyrueshëm drejt vendeve të perëndimit. Sipas policisë ata do të përballen me masa adekuate për shkak të rrezikimit të shëndetit publik.

Marketing