Rekorde të errëta të pandemisë në Indi

India po përballet me ritme të jashtëzakonshme përhapjeje të pandemisë. 24-orëshin e fundit u shënuan shifra rekord me mbi 1500 vdekje dhe mbi 261 mijë infektime ditore.

Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në qytetet e mëdha ku terapia intensive ka kapërcyer kapacitetet dhe po ashtu ka mungesë të theksuar të stafit mjekësor.

Shifra të larta edhe në Turqi, ku infektimet ditore qëndrojnë në nivelet më të larta të gjithë periudhës së pandemisë me mbi 62 600 raste të reja dhe me 288 vdekje ditore.

Marketing

Shifrat e pandemisë janë të larta por të qëndrueshme në gjithë Europën. Polonia dhe Italia kanë nivelet më të larta të vdekjeve ditore edhe pse vihet re një tendencë rënieje ditët e fundit. Ndërsa infektimet ditore kanë pësuar një rënie të ndjeshme nga krahasuar me rekordet e këtij muaji.

Image