Rekordi i të nxehtit në Evropë mund të thyhet në Spanjë dhe Portugali

Derisa Evropa është mbërthyer nga një valë e të nxehtit, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet në ditët në vazhdim.

Marketing

Rekordi aktual në Evropë është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë, në korrik të vitit 1977.
Temperaturat janë në rritje në Spanjë dhe në Portugali dhe parashikuesit e motit thonë se mund të vazhdojnë të rriten, duke thyer rekorded kombëtare dhe rekordin 41-vjeçar në Evropë.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Spanjë lëshoi një paralajmërim së paku deri të dielën, duke thënë se vala e të nxehtit do të jetë “veçanërisht e fortë dhe e qëndrueshme në jugperëndim”.

Grupi i paralajmërimit të motit në Evropë, Meteoalarm, lëshoi paralajmërime të kuqe, që nënkuptojnë rrezik për jetën, për pjesën më të madhe të Portugalisë jugore dhe për provincën Badajoz në Spanjë.

Marketing