Rektori prof.dr. Vullnet Ameti ngushëllon famijen: Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ish studentët tanë

Me dhimbje të thellë e mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të të dy të rinjve, vëllezërve shqiptarë nga qyteti i Shkupit.

Marketing

Në momente kaq të vështira, nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e madhe pas ngjarjes së kobshme, ku humbën jetën Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa – i cili i kishte kryer studimet deridiplomike në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në Universitetin tonë.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të trishtë, në emër të Universitetit të Tetovës ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, të afërmve dhe gjithë miqve të tyre.

Tetovë, më 2 qershor 2019

Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti

Marketing