Remenski: Kjo qeveri humbi shumë sepse nuk rrëzoi sistemin e drejtësisë të vendosur nga Gruevski

Profesoresha universitare Frosina Remenski, e cili ka qenë edhe nënkryetare e LSDM-së, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se arsyet se përse LSDM ka humbur në këto zgjedhje, janë akumulim i pakënaqësive që kanë ndodhur që prej dy viteve më parë.

Marketing

Ajo tha se këtu hyjnë pjesë referendumi, marrëveshja me Greqinë, marrëveshja me Bullgarinë, arratisja e Nikolla Gruevskit si dhe mos sanksionimi i atyre që kanë qenë pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit.

“Të gjithë kishim shpresa se fundi ka ardhur i atyre gjërave dhe se do të dënohen ata persona që kanë shkaktuar këto ngjarje. Por e gjithë ajo u qetësua, duhet ta pranojmë se marrëdhëniet ndëretnike janë qetësuar dhe marrëdhëniet ndërfetare. Por momenti i cili duhej të sjellë drejtësi, rrëzimi i atij sistemi nuk ndodhi”, tha Frosina Remenski.