Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovisionin 2021”, me këngën “Karma”.
Faqja zyrtare e “Eurovisionit 2021” ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmë finale.
Anxhelën do ta dëgjojmë në natën e dytë, e renditur e njëmbëdhjeta.
Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime, megjithatë publiku pret ta dëgjojë duke performuar “live” në festival.
Gjysmëfinalja, nata e parë:
Lituani
Slloveni
Rusi
Suedi
Australi
Maqedoni e Veriut
Irlandë
Qipro
Norvegji
Kroaci
Belgjikë
Izrael
Rumani
Azerbajxhan
Ukrainë
Maltë
Gjysmëfinalja, nata e dytë:
San Marino
Estoni
Republika çeke
Greqi
Austri
Poloni
Moldavi
Islandë
Serbi
Gjeorgji
Shqipëri
Portugali
Bullgari
Finlandë
Letoni
Zvicër
Danimarkë
Anxhela prezantoi më së miri veten dhe vendin, duke pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare. Disa prej fotove u postuan në faqen zyrtare të “Eurovisionit”.