Rëndohet skandali: 57 vjeçari që p*rdhunonte të miturën ka abuzuar për 10 vite me të ëmën

Nëna e 10-vjecares që është abuzuar seksualisht nga 57-vjecari Ajet Dume për dy vite me radhë ka bërë një deklaratë tronditëse. Ajo ka folur në emisionin “Me zemër të hapur”, ku ka zbuluar se përvec vajzës, Dume ka abuzuar edhe me nënën për 10 vite me radhë.

Marketing

Ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin, pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar. Por sipas saj, i ka dhembur në shpirt abuzimi që ai ka bërë me vajzën e saj të mitur 10-vjeçare, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë.

“Ka kërkuar dhe kërkon të abuzojë edhe me mua. Po, ka abuzuar edhe me mua. Ai më bënte presion me sëpatë, thikë, nuk e denoncoja dot. Ai më ka abuzuar me forcë, unë nuk kam dashur. Bashkëshorti rrinte te motra e tij, se kishte frikë mos e rrihte. Po bën 10 vite që ai abuzon me mua rregullisht. Denoncimin e bëra më shumë për vajzën, se është e vogël dhe nuk di.

Më dhemb shpirti për vajzën, ndaj shkova në polici. Unë shkova te shtëpia e tij me mirëbesim, nuk ma merrte mendja. Me mua ka abuzuar në çdo moment, ndërsa me vajzën abuzonte vetëm kur ishte i pirë. Ai na bënte presion dhe nuk kisha çfarë të bëja. Po të merrja policinë, ai do na vriste, sepse e kishte armën në dorë. Abuzimin tim ja kam treguar vetëm burrit, sepse nëna më ka vdekur. Edhe burrit i bënte presion, e pranoi nga frika”, është shprehur e ëma e të miturës.

Marketing