Të dhënat nga publikimi i ESHS për Lëvizjen e natyrore të popullsisë në vitin 2019, të publikuar një javë më parë, tregojnë një rënie të vazhdueshme të rritjes natyrore në 25 vitet e fundit. Nëse në vitin 1994 ai ka qenë 15.772 persona, për pesë vjet deri në vitin 1998 ka rënë në 10.011 persona, gjegjësisht është ulur për rreth 5000. Nga të dhënat tregojnë se në vitet në vijim rritja natyrore ulet gradualisht që vitin e kaluar të jetë negative dhe të ketë më shumë persona të vdekur sesa të lindur.
Në këtë periudhë, numri i lindjeve të gjalla ulet nga 31.421 njerëz në vitin 1994, në 19845 vitin e kaluar, që është rënie prej rreth 11 mijë lindjeve. Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është rritur për rreth 5.000, nga 15.649 në vitin 1994 në 20.446 vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, numri i fëmijëve të lindur gjalla në zonat urbane arrin 11.772 fëmijë ose 59.3 për qind e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla në krahasim me
8.073 fëmijë të lindur gjallë ose 40.7 për qind në zonat rurale.
Pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve sipas rajoneve ka rajoni i Shkupit me 38.1 për qind, ndërsa më të vogël rajoni lindor me 6.3 për qind. Mosha mesatare e nënës në numrin e përgjithshëm të lindjeve në zonat urbane është 29.8 vjet përkundrejt 28.2 vjet në zonat rurale.
Mosha mesatare e lindjeve të para në zonat urbane është 28.5 vjet
Ulja e shkallës së natalitetit, sipas të dhënave të ESHS të publikuar në “25 vjet Maqedoni e pavarur”, mes tjerash i përket të ashtuquajturit tempo-efekt ose anulim i lindjeve dhe martesës në një moshë më të vjetër.
Në periudhën 1994-2015, shënohet rënie e numrit të martesave të lidhura për 10 për qind, por në të njëjtën kohë kemi edhe rritje të numrit të shkurorëzimeve, nga 39 në 155 martesa të divorcuara për 1000 të lidhura.
Mosha mesatare e martesës së parë të nuses është rritur nga 22.9 vjeç në vitin 1994 në 26.2 vjeç në vitin 2015, ndërsa mosha mesatare e dhëndrit është rritur nga 26.0 në 29.0 vjeç.
Nga numri i lindjeve të gjalla, vitin e kaluar, shumica kishin lindur nëna të moshës nga 20 deri 29 vjeç – 10.332, dhe nga nëna të moshës nga 30 deri në 39 vjeç – 8119 fëmijë.
Sipas ESHS, me ndryshimet në jetën socio-ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën 1994-2015 ka ndryshime në moshën mesatare të nënës në lindjen e parë e cila rritet me 3.5 vjet, gjegjësisht nga 23.5 vjet në 1994 në 27.0 vjet në 2015. Në vitin 2015, sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe, gjegjësisht 34.5 për qind, janë lindje të fëmijëve të gjallë të nënave të moshës 25-29 vjeç.
Tregues të tillë të lindjeve dhe vdekjeve tregojnë për trendin e plakjes së popullatës që është e pranishme në të gjithë botën, ndërsa vërehet edhe në vend.
Në periudhën nga viti 1994 deri në vitin 2015, pjesa e popullsisë nga 0 deri në 14 vjeç u ul nga 20.2 për qind në 16.7 për qind, ndërsa pjesa e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart u rrit nga 11.7 për qind në 12.8 për qind.
Në vitin 1994 kishte rreth 160 mijë mbi 65 vjeç, ndërsa në vitin 2015 rreth 260 mijë. Numri i të rinjve nën 14 vjeç, nga ana tjetër, është vazhdimisht në rënie. Në vitin 1994, numri i të rinjve ishte afër 500 mijë, ndërsa në vitin 2015 rreth 350 mijë, sipas të dhënave nga ilustrimi i Entit shtetëror të statistikave në publikimin “25 vjet Maqedoni e pavarur”.