Renova përfundoi paraqitjen e saj në kualifikimet për Ligën e Evropës

Skuadra e Renovës sot përfundoi paraqitjen e saj në Ligën e Evropës, pasi humbi në xhiron e dytë kualifikuese me rezultatin 0:1 nga Hajduku i Splitit.

Marketing

Mijo Çaktash shënoi golin e vetëm të ndeshjes që në fillim të ndeshjes.

Tetovarët kishin shanset e tyre, por nuk i shfrytëzuan dhe u thanë lamtumirë turneve evropiane për këtë sezon.

Hajduku i Splitit në xhiron e tretë do të luajë me fituesin e ndeshjes ndërmjet Nefçi dhe Galatasaraj.