Reperi Drake ka bërë të ditur se po bën një pauzë nga karriera e tij muzikore, duke thënë: “Më duhet të fokusohem në shëndetin tim para së gjithash”.
Vetëm disa orë pas publikimit të albumit të tij të ri, For All The Dogs, fituesi i shumë cmimeve Grammy tha se prej vitesh ka probleme me stomakun.
“Unë ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak kohë, që të jem i sinqertë,” tha ai të premten në emisionin e tij në radio.
Disa shfaqje të ardhshme janë shtyrë pas njoftimit të tij.
“Më duhet të fokusohem në shëndetin tim, para së gjithash – dhe do të flas për këtë së shpejti”, tha reperi i hitit “Hotline Bling” duke shtuar se nuk e di sa do të zgjasë pauza e tij muzikore.
Drake, i cili aktualisht është 36 vjeç, ka fituar një nivel të konsiderueshëm të popullaritetit dhe suksesit në zhanrin e muzikës hip-hop.
Kopertina e albumit të tij të fundit u vizatua nga djali i tij pesëvjeçar, i cili gjithashtu shfaqet në videoklipin e këngës 8AM në Charlotte.
Në fillim të këtij viti ai botoi një libër me poezi./BBC/