Reshje të dendura të borës gjatë natës, bllokohet sërish Rruga e Arbrit

Reshjet e borës gjatë natës, kanë bllokuar sërish Rrugën e Arbrit.

Marketing

Raportohet se trashësia e dëborës në këtë aks rrugor i ka kaluar 20 centimetra.

Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Kësisoj nuk lejohet as kalimi i mjeteve në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe të mos pengojnë mjetet borëpastruese.

Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit bllokohet për këtë vit.