Reshjet i kanë rritur nivelet e ujit të shumë lumenjve në vend. Sipas matjeve të sotme hidrologjike, Treska tregon rritje nëntë fish më të lartë nga mesatarja e gushtit, ndërsa “Cërna Reka” është rritur trefish. Është rritur edhe niveli i Vardarit afër Jegunocit dhe Velesit trefish, kurse në Shkup dhe Demir Kapi dyfish.
Vetëm Sateska afër Botunit, Striumicë afër Novo Sellës dhe Kriva Reka afër Kriva Pallankës janë nën mesataren e gushtit.
Te liqenet, gjendja prej dje ka ndryshuar.
Siç qëndron në tabelën e matjes së DPHM, nesër te të gjitha lumenjtë pritet rritje e nivelit të ujit krahasuar me vlerën e sotme. sn/