Restoranti i shqiptares, i 8-ti më i miri në botë

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në botë, është sigurisht edhe Eva Kjaer, sipërmarrësja shqiptare e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë.

Marketing

Në fakt ajo ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet e saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, që e quan si fusha e saj e zemrës.

”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha Eva.

”Pasioni im për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku kisha dëshirë të futesha në kuzhinë dhe të eksperimentoja” vijoi më pas ajo.

Vlen të theksohet se kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë.

“Ne në Danimarkë kemi një shprehje, çdo gjë që futet në pjatë duhet ngrënë” tha Eva.

Sipas saj, suksesi i vërtetë i kuzhinës daneze është fakti që gjithmonë përdorin produkte të sezonit, duke respektuar natyrën. “Restoranti im quhet “Leaven”, që do të thotë brumë” shtoi më pas ajo.

“Danimarka ka në gastronominë e saj dhe kërpudhat, peshkun, mishin e drerit, pasi të gjitha këto produkte gjenden në natyrën daneze me sasi” theksoi Eva./albinfo.ch