Kjo verë pritet të jetë vera e revolucionit te Interi.
Nga 25 lojtarë në skuadër, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, 13 do të përshëndeten ose më saktë janë në rrugën e lamtumirës.
Të sigurt që do të largohen janë Vidal, Vecino, Ranoçhia, Kolarov, Radu, Caicedo, Sanchez dhe Perisic (i cili është larguar tashmë), por edhe Skriniar, De Vrij, Dumfries, Galiardini dhe Dzeko priten të largohen.
Shumë emra, me zikaltërit që do të ndryshojnë patjetër lëkurën e tyre dhe të përgatiten më fortë se kurrë për sezonin e tyre të ardhshëm.