Rexhepi: Do të ndërtohet ura ne fshatin Llokë

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në seancën e sotme për pyjetje deputetësh ka folur sërish rreth ndërtimit të urrës së fshatit Llokë. Deputeti Rexhepi theksoi se ka marrë mbështetjen e qeverisë për të zgjidhur problemin e banorëve të kësaj ane. Ai madje njoftoi se do të realizoj takime me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Komunës Gjorçe Petrov dhe Komunës të Sarajit për ta përshpejtuar realizimin e urës në fshatin Llokë.

Marketing

Pëndryshe ura që lidh f.Llokë të Sarajit me komunën Gjorçe Petrov është pjesë e planit gjeneral urbanistik të miratuar 2012 dhe vlen deri në vitin 2022. Rexhepi më tej tha se së bashku me bashkësinë lokale të fshatit Llokë dhe banorët e vendbanimit do të vazhdojmë angazhimin deri në realizimin e kësaj kërkese shumë vjeçare.

Marketing