Rexhepi: Partneriteti publik privat në komunat për çmim më të ulët për gaz

Ndërmarrja publike private si model më i mirë do të shfrytëzohet për rrjetet sekondare komunale me qëllim që amvisëritë të kenë çmim më të ulët të mundshëm për marrje të gazit, porositi drejtori i Resurseve nacionale energjetike (RNE), Bajram Rexhepi. Ai sot nga Falishta e Tetovës ku është kryer ekspertizë e ndërtimit të linjës gazpërçuese theksoi se për shkak të shpenzimeve të larta nuk munden të gjitha komunat të formojnë ndërmarrje publike për rrjet sekondar gazpërçues.

Marketing

“Si model më i mirë partneriteti publik privat (PPP) bazohet mbi studime fizibiliti në vitin 2014. Komunat e vogla nuk do të formojnë ndërmarrje publike, sepse tarifat për shpërndarje janë të bazuara në shpenzimin për investim, mirëmbajtje, biling sistem, qendrës dispeçere që janë shpenzime të mëdha. Nuk është e njëjtë nëse kanë shërbyer 1.000 shfrytëzues dhe 100.000 shfrytëzues, ndërsa të njëjta janë shpenzimet”, tha Rexhepi.

Ai theksoi se është bërë simulim, si të përcaktohet modeli për distribuim në grupin punues në Qeveri.

“Çmimi për ndërlidhje për shembull me PPP 100 euro në vend të 800 eurove aktuale që i paguajnë në Kumanovë dhe Strumicë. Çmimi për një metër kub gaz do të jetë dukshëm më i lirë në rast të ketë një operator, sesa të jenë më shumë operatorë me tarifa të ndryshme. Për shkak se nëse Komisioni rregullator i llogarit tarifat, i llogarit në bazë të shpenzimit për investim dhe mbajtje dhe në një rast të tillë , ky shpenzim do të jetë shumë më i madh, e këtë e paguajnë qytetarët”, theksoi Rexhepi.

Ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, theksoi është edhe një drejtim në marrjen e burimit shesë për furnizim me gaz, ndërsa me këtë edhe ulje e çmimit për shfrytëzim.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në ekspertizë theksoi se është me rëndësi gjeopolitike për vendin të ketë dy burime gazi.

“Interkonektori me Greqinë, i cili shtetin tonë e lidhi me TANAP dhe TAP në pjesën jugore është i rëndësishëm edhe gjeopolitikisht, duke pasur parasysh se tani kemi vetëm një konektor”, tha Bekteshi.

Marketing