Zv. Kryeministri, Erion Braçe në një reagim në rrjetet sociale ka marrë përgjegjësinë për mosarritjen e objektivit në zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Fierit. Në këtë qark, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2017, PS arriti të merrte 9 mandate nga 10 që kishte.
Në reagimin e tij, z. Braçe edhe pse thekson se në Bashkinë Divjakë socialistët kanë arritur fitore dhe votat e saj përbëjnë vetëm 10% të Qarkut Fier, sërish thotë se përgjegjësia është e tij.
“Ne nuk i arritëm objektivat që kishim në raport me qëllimin e shpallur në vota e mandate! Numri i jashtëzakonshëm i fletëve të votimit shpallur të pavlefshme – 13.56% në Bashkinë Divjakë, ndikoi në rezultat gjithashtu. Kjo është përgjegjësia ime. Politike, organizative, morale gjithashtu. Ndaj me takon mua t’i kërkoj ndjesë publike drejtuesit politik të PS në Qarkun Fier, Gramoz Ruçit, çdo socialisti që bëri më shumë se në e priti më shumë nga ne”, shprehet zv.kryeministri.
Erion Braçe në reagimin e tij thotë se po lexojnë me vëmendje “çdo deformim kriminal që iu bë vlerësimit të punës prej punës, në një xhiro dhunë, kërcënimi, frikësimi, shitje e blerje për votën”.
Nga ana tjetër, ai flet edhe për ata që sipas z. Braçe kanë dashur “të fitojnë duke grabitur pronën publike e private” duke thënë se janë kundërshtarët e tij.
Zv.kryeministri shprehet se në mandatin e ardhshëm duhet të punohet më shumë për njerëzit e zakonshëm dhe bujqit pasi “një grusht tregtarësh i grabisin e dhunojnë çdo ditë, ashpër, pa respekt për mundin e djersën e tyre dhe veç me një qellim-fitimin personal.”