Riatdhesohen 143 persona nga Gjermania në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se të shtunën janë kthyer në Kosovë, 143 shtetas të këtij vend nga Aeroporti i Shtutgartit.

Marketing

“Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë. Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim”, është thënë në njoftim.

Sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i Pandemisë dhe…

Publiée par Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo sur Samedi 16 mai 2020

Me qëllim të luftimit të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë marrë vendim që secili person që hyn në këtë shtet, t’i nënshtrohet karantinës shtatëditore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si dhe më pas të vetizolohet në ambiente shtëpiake për dy javë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, 955 persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 29 vetë kanë humbur jetën, derisa 691 janë shëruar.

Marketing