Ballina Showbiz Rihanna po organizon turne botëror?

Rihanna po organizon turne botëror?

Mesa duket Riri në Super Bowl Halftime Show është vetëm fillimi, sepse thuhet se këngëtarja shumë shpejt do të organizojë një turne botëror!

Marketing

Sipas “The Sun”, datat për Amerikën e Veriut janë vendosur dhe pas shfaqjes në Super Bowl, Rihanna do të organizojë një turne botëror dhe datat për Europën do të publikohen në vitin 2024.

Rihanna është parë disa herë në studio muzikore, por njerëzit thanë se kishte shkuar për të vizituar partnerin e saj, A$AP Rocky. Gjithsesi, ajo sërish ka publikuar 2 këngë për “Black Panther 2: Wakanda Forever”, të cilat janë: “Lift Me Up” dhe “Born Again”, ndaj mund të kemi një album dhe një turne.

Zërat thonë se turneu do të jetë i shkurtër, pasi sërish prioritetet e Riri-t mbeten “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”, por në këtë pikë, jemi thjesht entuziastë edhe që mund të kemi një turne!

Exit mobile version