Rihapet muzeu Louvre pas 16 javësh mbyllje

Muzeu më i vizituar në botë, Louvre në Paris, është rihapur pas 16 javësh mbylljeje.

Marketing

Muzeu u hap të hënën pas gati katër muajve si shkak i masave izoluese ndaj koronavirusit, me një numër të kufizuar vizitorësh që shijuan një shans të rrallë për të parë pikturën e ‘Mona Lisa’, shkruajnë mediet e huaja.

Disa dhjetëra vizitorë u radhitën para ish-pallatit të mbretërve të Francës, duke pritur me padurim hapjen në orën 9 të mëngjesit, pasi muzeu i famshëm shpreson të fillojë rekuperimin e e humbjeve të më shumë se 40 milionë eurove për shkak të bllokimit.

Veprat më të njohura artistike të muzeut, përfshirë Mona Lizën të Leonardo Da Vinci-t, Venus de Milo-n, si dhe koleksioni i gjerë i lashtësisë së Louvre-it do të jenë të dispozicion për vizitë.

Maskat për vizitorët janë të detyrueshme, derisa nuk do lejohen ushqime brenda.