Është i dukshëm ndikimi i Moskës në përpjekje për të krijuar jo vetëm dezinformata, por edhe trazira, tha në një intervistë ish-ambasadori i SHBA-së në Shkup dhe ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të përhapur dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare, veçanërisht në Maqedoni.
Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se janë krenarë që Maqedoninë e Veriut e kanë si anëtare të 30-të NATO-s.
“Mendoj se është e jashtëzakonshme që Shkupi filloi bisedimet me Brukselin për negociatat për anëtarësim.
Natyrisht, ka disa hapa përgjatë rrugës që duhet të ndërmerren, të cilat, nga ana tjetër, edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, natyrisht, ne e kemi mbështetur prej kohësh anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Reeker.