Ballina Aktuale Riker: E çmojmë kontributin e Maqedonisë, të ballafaqohemi me kërcënimet hibride dhe...

Riker: E çmojmë kontributin e Maqedonisë, të ballafaqohemi me kërcënimet hibride dhe Kinën

Ndihmës sekretari amerikan, Filip Riker në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Alsat tha se SHBA-ja çmon kontributin e Maqedonisë së Veriut si anëtare në NATO. Riker theksoi se vendi së bashku me pjesëtarët tjerë të Aleancës, duhet të vazhdojë luftën kundër kërcënimeve hibride.

Marketing

“SHBA-ja dhe pjesëtarët tjerë të Aleancës e çmojnë kontributin e Maqedonisë së Veriut. Duke mbajtur ushtrime, duke shtuar sigurinë tonë më të gjere të përbashkët. Samiti i NATO-s tregoi se duhet të azhurnojmë Aleancën për dekadën e ardhshme dhe më tej, që të përballemi me kërcënimet e reja, si sulmet kibernetike, kërcënimet hibride. Të ballafaqohemi me Kinën, të marrim parasysh sfidat dhe mundësitë që ofron Kina. Në këtë jemi së bashku dhe kështu vazhdojmë tutje”, tha Riker.

Exit mobile version