Ju inkurajojmë edhe juve, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështjet dypalëshe jashtë procesit për integrim të vendit tuaj në BE dhe të realizoni progres në këto aspirata me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në negociatat, porositi sot ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike në Stejt Departamentin amerikan Filip Riker në letrën drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.
“Lartë i vlerësojmë përpjekjet tuaja për t’i vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe ta ruani përkushtimin në sigurimin e një të ardhme evropiane të Maqedonisë së Veriut që vendi tregoi se e meriton”, thekson ambasadori Riker.
Ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike në Stejt Departamentin amerikan thekson se Shtete e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimet e saj drejt BE-së. Ai shpreh zhgënjim që vendet anëtare të BE-së nuk arritën pajtueshmëri ta miratojnë kornizën negociuese për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tuaj.
“Vendi juaj ka treguar se është aleat i besueshëm në NATO dhe mik i madh i SHBA-së. Inkuadrimi i vendit tuaj në BE mbetet interes i ynë kryesor i përbashkët dhe ne do të vazhdojnë ta përfaqësojmë përpjekjen dhe mbështetjen së bashku me partnerët tanë evropianë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit gjerman me BE-në”, potencoi Rikeri.
Ai shton se SHBA i ndjek dhe kupton sfidat dhe çështjet komplekse nëpër të cilat kalon procesi dhe thekson se Maqedonia e Veriut edhe deri tani ka treguar se nuk devijon kur nevojitet të përfundojnë me sukses proceset e nevojshme që të sigurohet paqe e qëndrueshme për prosperitet për qytetarët e vet dhe për qytetarët e vendeve fqinje.
Riker thekson se Maqedonia e Veriut këtë e ka dëshmuar me arritjen e marrëveshjes historike së Prespës dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë në vitin 2017, ku u vendosën themelet për marrëdhënie më të fuqishme midis të dyja vendeve.
Në letrën dërguar kryeministrit Zaev theksohet se SHBA vazhdon me mbështetjen e këtyre përpjekjeve dhe shpreh shpresë se këto procese do të rezultojnë me mbajtjen e kontinuitetit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.