Ballina Aktuale “Rikonstruimi”, partnerët e koalicionit shqyrtojnë emrat

“Rikonstruimi”, partnerët e koalicionit shqyrtojnë emrat

Partnerët e koalicionit në Qeveri kanë filluar me shqyrtimin e vërejtjeve të kryeministrit Zoran Zaev lidhur me funksionarët të cilët mund të përfshihen në rikonstruim. Jo zyrtarisht mësohet që lideri i BDI-së do t’i takojë funksionarët e partisë të cilët janë në listën e Zaev për largim. Nuk dihet nëse nga takimi do të ketë propozime konkrete, por eksponentë të integristëve presin që marrëveshja të finalizohet në takim liderësh.

Marketing

Ne presim që gjatë javës lideri i BDI-së, z. Ahmeti të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev ku në mënyrë të detajuar do t’i analizojnë të gjitha resorët dhe të marrin vendimet e duhura, me të vetmin qëllim që të rrisin kapacitetet në resorët ku parashikohen ndryshime – tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Aktualisht Qeveria ka mbetur pa ministër për Bujqësi, ministër të Kulturës dhe ministër për Sistem Politik. Hazbi Lika duhet shkarkohet nga Kuvendi për faktin që nuk ka dorëzuar dorëheqje në Qeveri, ndërsa për fatin e ministrisë së Kulturës, kreu i Alternativës, Afrim Gashi akoma nuk ka biseduar me kryeministrin Zaev. Resorët të cilat përfolën se do të ketë ndryshime janë Transporti dhe Lidhjet, Ekologjia, Drejtësia dhe Arsimi. Kryeministri Zaev ka njoftuar partnerët e koalicionit më funksionarët të cilët sipas tij nuk kanë kryer punën e parapara me programin Qeveritar. Deri në mesin e muajit qershor, ndryshimet pritet të votohen në Kuvend. Zaev në mbrëmjen kur nga subjekti i tij shkarkoi nënkryetarët, sekretarët dhe Këshillin Ekzekutiv, paralajmëroi se të paktën 1/3 e Qeverisë do të ndryshohet, duke mos mohuar mundësinë edhe për ndryshimin e zëvendësministrave, drejtorive, bordeve dhe sekretarëve shtetëror. ALSAT-M

Marketing
Exit mobile version