Rikthehet në Tokë grupi i parë i turistëve që vizitoi hapësirën

Ekuipazhi me civilë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë. Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Florida-s të shtunën mbrëma. Kështu përfundoi edhe misioni i tyre historik pas tre ditësh duke i ardhur rreth e rrotull Tokës.

Marketing

Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.

“Misioni juaj i ka treguar botës se hapësira është për të gjithë ne”, i tha SpaceX Mission Control ekuipazhit përmes radios.

“Faleminderit shumë SpaceX, ishte një udhëtim i paparë për ne,” u përgjigj komandanti i misionit Jared Isaacman.

Kurse, themeluesi i SpaceX, Elon Musk shkroi në Twitter: “Urime @ Inspiration4x !!!”

Marketing