Rikthehet transporti ndërkombëtar! Masa të veçanta për udhëtarët në autobusë dhe aeroplanë

Me hapjen e kufijve do të rikthehet edhe transporti ndërkombëtar për udhëtarët. Nga e premtja qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të rajonit edhe me autobusë.

Marketing

Biletat udhëtarët do t’i blejnë me maska, ndërkaq pritjen para sporteleve në distancë, sqaroi zëdhënësi i stacionit të autobusëve në Shkup, Ivan Stamatovski.

“Ne rend mund të vendosim derisa udhëtari hyp në autobus. Çdo transportues, çdo shofer pa dallim se a është autobus apo furgon, çdo udhëtarë që nuk ka maskë, është i obliguar që mos ta pranojë udhëtarin. Por ka njerëz që do të hyp në autobusë dhe gjatë udhëtimit do ta heq maskën. Çdo udhëtarë është i obliguar të mbajë maskë edhe në stacion të autobusit, ashtu edhe në autobus”, tha Ivan Stamatovski, zëdhënës i SASH-ut.

Por siç mund të shihej edhe sot, masat nuk respektoheshin nga udhëtarët e transportit republikan dhe për këtë ankoheshin edhe nga stacioni i autobusëve.

“Kemi udhëtarë që nuk veprojnë në bazë të protokolleve që i përcakton Ministria e Shëndetësisë”, tha Ivan Stamatovski, zëdhënës i SASH-ut.

Linjat e autobusëve nuk do të reduktohet, por numri i udhëtarëve në autobus do të përgjysmohet.

“Duhet të jetë 50 për qind. Distancë të ketë mes çdo udhëtari. Nëse mbushen ulëset te njëshi, duhet të ulet në ulësen e katërt do të thotë duhet të ketë distancë minimum prej 1.5 metrave deri në 2 metra”, tja Ivan Stamatovski, zëdhënës i SASH-ut.

Meqë transporti ndërkombëtar do të fillojë nga e premtja, në stacion shihnim shumë pak autobusë. Kjo ka ndikuar edhe në çështjen financiare të kompanive transportuese

“Besoni se është ndjerë. Mund të shihni se peronët për momentin janë të zbrazët”, tha Ivan Stamatovski.

Do të rifillojë edhe transporti ajror. Për këtë nga TAV Maqedoni kanë njoftuar se udhëtarët duhet të arrijnë në aeroport tre orë para fluturimit.

Të mbajnë maskë mbrojtëse para hyrjes në terminal
Të dezinfektojnë duart dhe këpucët.
Do t’u matet temperatura në terminal dhe nëse aparati merr ngjyrë të gjelbër, mund të vazhdojë me udhëtimin
Në aeroport do të mund të hyjnë dhe lëvizin vetëm personat që udhëtojnë, jo shoqëruesit e tyre
Kufijtë e Maqedonisë së Veriut pa test PCR dhe pa vetëizolim 14-ditor vendi ynë i hapë më 26 qershor, e premte, ndërkaq Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të hapen nga 1 korriku.