Ballina Aktuale Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë...

Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve

Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve. Në të shumtën e rasteve fëmijët më së shumti preken nga temperatura e lartë, kollitja, dhembja e barkut e simptoma të tjera. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të konsumojnë ushqime të pasura me vitamine, ndërsa kur janë të prekur nga viruset të mos shkojnë në shkollë pasi në këtë mënyrë i sëmurin dhe fëmijët e tjerë.

Marketing

“Presim një rritje të sëmundjeve në këtë periudhë, por shpresojmë që sa më pak të shoqërohen në hapësira të mbyllura, veçanërisht ku dihet se ka ndonjë rast me kollitje apo diçka tjetër që do komplikojë gjendjen shëndetësore fëmijëve. Eventualisht në ambiente të mbyllura të shoqërohen sa më pak, pasi që në këtë periudhë mund të kemi më shumë infeksione”, deklaroi Lubomir Stefanovski, mjek amë.

Edhe mësimdhënësit kanë ngritur alarmin për viruset që mund të përhapen shumë lehtë, dhe kërkojnë nga prindërit të jenë më të kujdesshëm në higjienën e fëmijëve.

“Është mirë që të shohin mos të kenë temperaturë se ky virus d.m.th është me temperaturë të lartë, që nëse një fëmijë vjen me temperaturë në shkollë, atëherë do të sëmuren edhe nxënësit tjerë, pastaj do kenë mungesa dhe do të kemi sikur ne probleme po ashtu edhe nxënësit tjerë. Pra duhet të kenë shumë kujdes, një temperaturë të vogël ose një shqetësim të fëmiut, prindëri menjëherë duhet të marrë masa”, u shpreh Mejrem Tusha, mësimdhënëse.

Në çdo fillim të vitit shkollor në muajin shtator viruset tek fëmijët janë të shpeshta, andaj mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar. /Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version