Rikthimi i Tomorit kundër Lazios? E zbulon Pioli

Stefano Pioli e ka konfirmuar se Fikayo Tomori do të thirret në skuadrën e Milanit për ndeshjen e së premtes në Serie A kundër Lazios së Maurizio Sarrit.

Marketing

Pioli u përgjigj me një fjalë kur u pyet nëse Tomori do të thirrej në skuadër, gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të enjten, raporton KosovaPress.

“Po”, ishte përgjigja e Piolit.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar do të jetë në mesin e skuadrës së ndeshjes së Milanit për herë të parë në më shumë se dy muaj, pasi ishte paraqitur për herë të fundit në barazimin 2:2 me Salernitanan më 22 dhjetor.

Tomori u largua nga loja në minutën e 66’ të ndeshjes kundër Salernitanas dhe që atëherë është duke u rikuperuar nga një lëndim muskulor në kofshën e tij.

Ish-mbrojtësi i Chelseat ka munguar në 13 ndeshje në të gjitha garat, duke përfshirë nëntë në Serie A dhe dy në Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës.

Para lëndimit, Tomori kishte bërë 16 paraqitje në ligë, duke shënuar tre gola. Ai ishte paraqitur gjithashtu në të gjashtë ndeshjet e “Rossonerëve” në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Milani do të shkojë në fushën e Stadio Olimpico në orën 19:45 GMT të premten.