Rimëkëmbja nga KOVID-19/ OKB: Bota duhet të ndjekë shembullin e Koresë së Jugut

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e ka cilësuar Korenë e Jugut një shembull të mirë për t’u ndjekur sa iu përket mekanizmave që po përdor në luftën kundër COVID-19.

Marketing

Ai tha se Koreja e Jugut ka planifikuar një “marrëveshje të gjelbër shumë ambicioze” për rimëkëmbjen e saj nga pandemia, ku parashikohet ndalimi i fabrikave të reja me qymyr dhe ulja e emëtimeve nga fabrikat ekzistuese të qymyrit. Guterres uron që ky model të ndiqet nga shumë vende të tjera në botë.

Rastet e reja me COVID-19 në Korenë e Jugut janë ulur javët e fundit. Shumë masa kufizuese janë lehtësuar, ndërsa pritet të lirohen edhe më shumë në ditët në vijim nëse tendenca në rënie vazhdon.

Koreja e Jugut gjithashtu krijoi qendra të testimit përmes kontrollit, duke lejuar identifikimin më të shpejtë të personave që ishin infektuar, e duke ngadalësuar në këtë mënyrë shfaqjen e rasteve të reja në një nivel më të menaxhueshëm.

Koreja e Jugut, deri më tani ka pësuar në total 248 viktima dhe 10,774 të infektuar. Ndërkohë, regjistrohen 9,072 pacientë të shëruar, ndërsa 55 ndodhen në gjendje kritike.

Marketing