Sonte, në prani të Kryetarit të degës së BDI në Gostivar, z. Bashkim Hasani, Sekretarit, z.Ylber Jusufi, Kryetarit të Këshillit Vendor, z. Berat Dehari, si dhe Kryetarit aktual të FR-BDI në Gostivar, z.Visar Rustemi, Forumi Rinor i BDI në Debresh, për Kryetar zgjodhën, Afan Ademi.
Kryetari Bashkim Hasani shprehu kënaqësi për praninë e rinistëve të Debreshit në këtë mbledhje, kurse Ademit i urojë suksese në detyrën e re.
Hasani njoftoi që përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të FR-BDI në Gostivar janë nga fundi dhe se brenda muajt Shkurt do të rrumbullakohet si proces.