Ballina Lajme Maqedoni Rishikimi i buxhetit, VLEN: BDI-ja vodhi hisen e shqiptarëve për 20 vite...

Rishikimi i buxhetit, VLEN: BDI-ja vodhi hisen e shqiptarëve për 20 vite me radhë

Në seancën qeveritare në të cilën në rend dite ishte propozim për rishikimin e buxhetit, mes të tjerash u siguruan 100 milionë euro për komunat dhe rritjen e pensioneve për 2.500 denarë menjëherë dhe 2.500 tjera vitin e ardhshëm. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se rreth 40 milionë euro këtë vit do të destinohen për investimet kapitale nëpër komunat të banuara me shqiptarë. Ai tha se nuk ka shkurtime në projektet e 16 komunave, të cilat kanë projektuar me kohë investimet kapitale.

Marketing

“Një ndër pikat kryesore ku është fokusuar orientimi i kësaj qeverie është zhvillimi ekonomik dhe posaçërisht decentralizimi financiar. Në këtë drejtim ne do të mundohemi për 15-16 komunat shqiptare të marrim hisen tonë të merituar. Nëse këtë vij do të jenë të ndara 100 milion euro për investimet kapitale lokale, ne diku 30-40 milion euro varësisht nga projektet që janë të gatshme, të shkojnë në projekte konkrete në komunat tona të vendbanimeve shqiptare për ti zgjidh problemet elementare, me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.

Nga koalicioni VLEN thonë se për hir të transparencës të cilin e kanë premtuar, kanë konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka lënë buxhetin në gjendje të rrënuar. Gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar në mënyrë katastrofale, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë, akuzon VLEN.

“BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanërisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë. Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajni, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike”, njoftojnë nga Koalicioni VLEN.

Koalicioni VLEN thotë se do të luftojë krimin financiar dhe korrupsionin duke iu bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga çdo zyrtar në pushtetin e ri. /Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version