“Rishikimi i fakteve historike për shqiptarët, i nevojshëm”

Komisione të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarië vazhdojnë të shqyrtojnë faktet historike të cilat mund të jenë kontestuese për palët. Aktiviteti i tyre është rezultat i marrëveshjeve të arritura pas kontesteve disavjeçare dhe fakteve historike dhe kulturore të cilat eventualisht janë shtrembëruar. Megjithatë, një hap i këtillë akoma nuk është marrë për çështjet që kanë të bëjnë me historinë shqiptare, edhe pse librat e historisë që qarkullojnë në vend shpesh kanë ngjallur reagime të shumta, pikërisht për shkak të shtrembërimit të fakteve. Historiani Vebi Xhemaili vlerëson se njëjtë si me shtetet tjera duhet të veprohet edhe me shqiptarët.

Marketing

Do të duhet disa pika ku preket historia jonë, çështja jonë kombëtare, do të duhet të jemi të vendosur, të përgatitur dhe do të duhet të marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme që janë të denj të mbrojnë interesin kombëtar, historinë tonë kombëtare”-theksoi Vebi Xhemaili, historian.

Sipas Xhemailit, procesin e rishikimit të fakteve historike do ta ndihmonte bashkëpunimi me historianë të Shqipërisë dhe Kosovës megjithatë, edhe universitetet shqiptare në vend, sipas tij, kanë kuadër të përgatitur.

Do të jetë shumë dramatike në qoftë se ne pranojmë që për këtë shtet të njihet vetëm historia sllave dhe mos të njihet edhe historia shqiptare, prandaj këtu duhet të kemi shumë kujdes dhe të jemi vigjilent, largpamës dhe vizionar që të mos na fshi dikush nga toka historike, ku kemi një histori të lashtë dhe gjuhën e lashtë në këto troje të Maqedonisë së Veriut”- pohoi Vebi Xhemaili, historian.

Përveç pjesëve kontestuese në disa libra të historisë që mësohen nëpër shkolla, rasti më skandaloz ishte ai i “Enciklopedisë së Maqedonisë” i autorit Blazhe Ristovski, botuar në vitin 2009. Kjo enciklopedi hasi në kritika të ashpra për shkak të përmbajtjes fyese dhe të pavërtetave për shqiptarët dhe historinë e tyre. Në të, shqiptarët u quajtën “njerëz mali”, “shiptari” dhe “arnauti”. Aty shkruhej se “shqiptarët në Maqedoni janë barbartë të ardhur nga Shqipëria dhe se me forcë kanë dëbuar maqedonasit nga vendbanimet e tyre”. Kuvendi i Akademisë atëkohë shkarkoi redaksinë për hartimin e Enciklopedisë dhe gjithashtu kishte vendosur ndalimin e shitjes së 1,500 ekzemplarëve të enciklopedisë kontestuese./alsat/

Marketing