Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund të kërkojë revizion të azilit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Ministria e Drejtësisë është e pafuqishme të bëjë diçka më shumë, nëse autoritetet hungareze vendosin të mos kryejnë ekstradim, ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth ekstradimit të refuzuar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Ajo është në procedurë, ai ka të drejtë azili për tre vjet, nëse nuk gënjehem dhe ajo kontrollohet në vendin në të cilën e ka fituar azilin. Nuk ka lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në formë shkrimi ende Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë nga Hungaria.
Shpjegimi ka qenë nëse mirë kuptova, ata kanë azil në Hungari, azili i është ndarë për shkak të kushteve në Maqedoni. Prandaj edhe nuk mund ta përcjellin në vendin nga ku ka ikur dhe ka marrë azil”, ka thënë Ristovski.
Zëvendësministri i Drejtësisë ka thënë se të drejtë revizioni kanë vetëm autoritetet hungareze.