Rita Behadini – teknologjia na ndihmon të komunikojmë dhe më lehtë të bëjmë diçka të mirë në botë!

 

  • Përcaktimi yt jetësor dhe puna jote të japin mundësi të takohesh me shumë persona në mbarë botën, të cilët në njëfarë mënyre përpiqen ta ndyshojnë botën. “Gjenerata Z” gjithnjë e më shumë po imponohet si zëdhënëse e ndryshimeve sociale dhe shoqërore, duke ngritur zërin e saj kundër padrejtësisë dhe duke i bërë gjërat në një mënyrë tjetër, të ndryshme. A ka kjo gjeneratë fuqinë për të luftuar për vizionin e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar?

 

 

Kuptohet që e ka fuqinë për t’i bërë gjërat më mirë, siç mund ta shohim me shembuj si Malala dhe Greta Thunberg. Mendoj se brezit tonë u janë dhënë mjete të reja me të cilat mund të bëjmë ndryshimin, ndërsa neve na mbetet të mësojmë se si t’i përdorim siç duhet. Jam e sigurt se për Martin Luther King ishte më e vështirë për t’i mbledhur njerëzit që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe sot ne mund ta bëjmë atë përmes  organizimit të një ngjarje në mediat sociale. Gjenerata jonë ka vullnetin dhe bën çmos për të luftuar me problemet e kohës sonë: diskriminimin gjinor, ngrohjen globale dhe shumë probleme të tjera serioze. Vetëm që, tani në luftën tonë ne përdorim mjete të reja dhe përpiqemi t’i bëjmë gjërat në mënyrën tonë.

Marketing

 

 

  • Paradokohe Dojçe Telekom e promovoi fushatën e saj # WhatWeDoNext, përmes së cilës përpiqet t’u ofrojë platformë të rinjve nëpërmjetë së cilës do të dëgjohet zëri i tyre. Pyetjeve të rëndësishme së shpejti duhet dhënë përgjigje, por a mendon se kjo fushatë është kuptuar drejtë nga opinioni? A ka filluar të ndjehet efekti i saj?

 

 

Mendoj se kjo fushatë është gjëja më e mirë që ka mund të na ndodh gjatë një pandemie. Është shumë e rëndësishme ta dëgjojmë zërin e njerëzve të duhur, të atyre që kanë çka të thonë. Përmes kësaj fushate ne mund të identifikojmë të rinjë që po përpiqen të ndryshojnë botën dhe me të vërtetë kanë çka të ndajnë me ne. Po, mendoj se kjo fushatë ka efekt. U jep të rinjve shembull të cilin ata mund të ndjekin!

 

 

  • Kohët moderne na sjellin një sërë përfitimesh – një milion mjete që mund t’i përdorim për gjithçka, deri në teknologjinë e ndërlidhur, e cila na mundëson të jemi në kontakt me botën kudo dhe në çdo kohë. Si i përdor ti përfitimet e teknologjisë moderne për ta bërë jetën tënde më të lehtë?

 

Besoj se komunikimi është gjëja më e rëndësishme në këtë botë. Dhe vërtet mendoj këtë, madje edhe në jetën e përditshme, gjithçka varet nga mënyra se si komunikojmë me njerëzit përreth nesh. Pikërisht në këtë mënyrë teknologjia na e bën jetën më të thjeshtë, na ndihmon të komunikojmë më lehtë me njëri-tjetrin. Unë punoj si gazetare në televizionin kombëtar dhe teknologjia dhe rrjetet sociale më ndihmojnë të identifikoj tema, të cilat njerëzit duan t’i dëgjojnë dhe shohin, më ndihmojmë të hyj në kontakt me njerëz që kanë diçka për të thënë ose të gjej ngjarje dhe ndodhi, të  cilat kanë nevojë për mbështetje.

 

 

  • Për fund, a ke përgjigje të pyetjes : Si do ta arrijmë  ndryshimin, që duam ta shohim në botë? 

 

 

Vetëm duke ngritur zërin tonë! Nëse flasim për problemet, atëherë me siguri dikush do të na dëgjojë, ose do t’i bëjmë koshient se duhet të na dëgjojnë. Është shumë e lehtë të bësh diçka të mirë në botë dhe nëse çdokush bën diçka të mirë, pak nga pak, mund t’i ndryshojmë gjërat. Duhet të fillojmë nga ndryshimi në oborrin tonë, pastaj në lagjen tonë, duke vazhduar në shtetin tonë … dhe kështu gjërat do të fillojnë të ndryshojnë gjithnjë e më shumë.