Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit në Skoci (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është surprizuar në një emision radio në Skoci.

Marketing

Teksa ajo po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM, mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen, me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi”.    https://www.instagram.com/p/C7wOjg_KDLj/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again