Rita Ora ka zbuluar se ndiehet shumë e famshme për të dalë jashtë për kafe.
29-vjeçarja ka thënë se do të pëlqente të shëtiste dhe të vizitonte kafenetë e Londrës, por ajo thotë se fama e ndalon të bëjë gjëra normale.
E pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte anonime, Rita i tha gazetës “The Sun” se do të shkonte në pazar në rrugën “Portobello” me motrën dhe me nënën e saj.
“Të marrë kafe dhe një tortë e të shëtis nëpër rrugë”, ka shtuar Rita.
Së fundi u zbulua se Rita është në lidhje me Rafferty Lawin.
Çifti u takua në serinë e filmit të ri “Twist” në të cilën ajo luan si Artful Dodgeri dhe ai si Oliveri.
Ata për një kohë të gjatë bënë përpjekje për ta mbajtur lidhjen e fshehtë, por më pas dolën publikisht duke dorëpërdore.