Ballina Shëndet & Style “Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

Zemërimi dhe inati mund të dëmtojnë shëndetin tuaj, kështu që njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme për ta menaxhuar atë. Disa përdorin meditim dhe yoga, por ka një prirje të re të quajtur ritualet e tërbimit. Këto ceremoni, të njohura në Amerikë dhe Evropë, përfshijnë gra që paguajnë mijëra dollarë për të bërtitur dhe thyer objekte, zakonisht në mes të një pylli. Ky aktivitet synon t’i ndihmojë ata të çlirojnë zemërimin dhe të qetësojnë mendjet e tyre. Trendi “rituali i tërbimit” ku gratë paguajnë një shumë të konsiderueshme parash për të shkuar në pyll, për të thyer gjëra dhe për të bërtitur me sa zë kanë në kokë.

Marketing

Kjo terapi, sipas ekspertëve lehtëson stresin dhe ankthin, për sa kohë që pjesëmarrësve u jepen shkopinj në duar dhe ata godasin drurë, sende apo gjëra të ndryshme dhe duke e bërë këtë ata bërtasin për të çliruar të gjitha ato zona të ngarkuara emocionalisht në tru.

E para që e ka sjellë këtë qasje është Mia Magik, ajo që ndryshe njihet si “kumbara shpirtërore” që jeton në Skoci. Ajo e filloi këtë trend për veten dhe miqtë, përpara se ta kthente në një sipërmarrje në funksion të mirëqenies së shëndetit mendor dhe fizik për gratë. Gjatë ritualit të tërbimit, Magik i udhëzon pjesëmarrësit të bëhen palë me emocionet e tyre më të thella, duke bërë njëherësh edhe frymëmarrje të thella. Ajo u kërkon njerëzve që të sjellin ndërmend njerëz apo situata që i kanë acaruar dhe i kanë shtyrë të kapërcejnë kufijtë e vetes.

Studimet tregojnë se shprehjet fizike të tërbimit, të tilla si britmat apo goditjet në një vend larg njerëzve, mund të jenë terapeutike kur shprehen në mënyrë e sigurt, duke u kthyer mandej në një portë drejt kënaqësisë, fuqisë dhe kreativitetit.

Marketing
Exit mobile version