18/07/2024
Ballina Aktuale Rivotim në 7 qendra votimi; 6 në njësinën e pestë, 1 në...

Rivotim në 7 qendra votimi; 6 në njësinën e pestë, 1 në njësinë e gjashtë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të caktojë datën e rivotimit në 7 qendra votimi, një në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore. Pas refuzimit të padive të Frontit Evropian ndaj vendimeve të KSHZ-së, Gjykata Administrative la në fuqi vendimin për rivotim të marrë më 14 maj.

Marketing

Vendvotimi: 1844 Strugë
Vendvotimi: 1272 Ohër
Vendvotimi: 1202 Krushevë
Vendvotimi: 1194 Krushevë
Vendvotimi: 1470 Dollnen
Vendvotimi: 1470/1 Dollnen
Vendvotimi: 2101 Zhelinë

Në Krushevë shkohet drejt rivotimit në dy vendvotime, ndërsa në Ohër një vendvotim. Rivotim do të ketë edhe në Dollnen në dy vendvotime, ndërsa në kuadër të njësisë së pestë rivotim do të ketë edhe në Strugë. Në këto gjashtë qendra rivotimi mund t’i merret një mandat Fronti Evropian dhe i njëjti të shkojë në adresë të LSDM-së apo Koalicionit për të ardhme Evropiane.

Rivotim do të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë në vendvotimin 2101 ku u konstatua parregullsi zgjedhore. KSHZ-ja publikisht hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fletë. Dyshimet ishin për “tren bullgar” dhe për këtë arsye KSHZ-ja vendosi të pranohet ankesa e Koalicionit VLEN. Edhe në Zhelinë rivotimi mund të sjell ndryshim në mandate për Frontin Evropian, përkatësisht t’i merret një mandat dhe i njëjti t’i jepet koalicionit VLEN. Në këtë situatë, rezultati mes palëve do të ishte 8 me 8.

Paditë e Frontit Evropian bazoheshin në siç deklaruan në vendimin jo të drejtë të KSHZ-së dhe tendencat për majorizim etnik të shqiptarëve. Eksponentë të frontit kishin deklaruar se me marrëveshje paraprake dhe dakordancë, partitë e bllokut politik maqedonas dhe koalicioni VLEN janë marrë vesh që Frontit Evropian t’i merren dy deputetë duke e cilësuar këtë si sulm ndaj sovranit dhe mosrespektim të legjitimitetit. VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja dhe VLEN akuzat e Frontit Evropian i cilësuan si të pabaza duke i bërë thirrje që t’i lënë mundësi organeve gjyqësore dhe institucioneve të bëjnë punën e tyre pa presion./Alsat.mk

Marketing