RMV/ 116 persona janë infektuar për herë të dytë me Covid-19

116 persona në vend për herë të dytë janë infektuar me Kovid-19 – tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik për ri-infektimin me virusin korona. Sipas profesorit Nikolla Panovski, fenomeni i tillë nuk është i shpeshtë, për shkak se, siç thotë, në suaza botërore përqindja e ri-infektimit është 0,02%. Ai thotë se jemi të sigurte deri sa nuk vjen lloji brazilian i virusit për shkak se sipas studimeve të fundit, gjasat për ri-infektim janë nga 20 deri më 60 përqind.

Marketing

“Pyetja është: A kanë qenë ata të infektuar herën e parë, ndoshta vetëm kanë qenë pozitiv. Së dyti, nëse herën e dytë kanë qenë të infektuar është shumë më lehtë, d.m.th. mund të jenë pozitiv me pasqyrë të lehtë. Duhet të mbrohen për shkak se Ligji është i tillë, nuk kanë asnjëfarë certifikate se e kanë kaluar virusin, disa kanë anti-trupa, disa jo, d.m.th. edhe të vaksinuarit, siç jemi ne, i respektojmë masat. Problemi kryesor është shpërndarja në valën e tretë, me atë edhe numër më të madh të viktimave, ndërsa problem edhe më kryesor është mospasja e vaksinave”, tha Nikolla Panovski.

Në pyetjen nëse në Maqedoni duhet të vendoset karantinë disa ditore ose fundjavë me orë policore si në Serbi, profesori Panovski vlerëson se nga aspekti shëndetësorë, të gjithë masat janë të kota nëse kafenetë punojnë pa kontroll dhe pa protokolle, duke shtuar se këtu bëjnë pjesë edhe autobusët e stërmbushur për transport publik.

“Kjo që bëhet në Serbi duhet të bëhet edhe te ne kur të fillojë vaksinimi masiv. D.m.th. ne nuk kemi çfarë të bëjmë nëse tani i mbyllim 15 ditë kafenetë ndërsa më pas i hapim, vetëm do të prolongohet dhe do të bie numri”, shtoi Panovski.