Ballina Lajme Maqedoni RMV/ 41 raste të reja me Kovid19 , 37 pacientë të shëruar

RMV/ 41 raste të reja me Kovid19 , 37 pacientë të shëruar

Gjatë 24 orëve të kaluara Ministria e Shëndetësisë ka realizuar 728 testime me çka janë vërtetuar 41 raste të reja me koronavirus, më së shumti të diagnostikuar ka në Shkup, Kumanove dhe Prilep.

Marketing

Sipas qyteteve, raste të reja kemi 17 në Shkup, 8 në Kumanovë, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 1, Veles 2 dhe Manastir 1.

Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 1367.

Ndërkaq janë shëruar 37 pacientë nga korona, dy që janë trajtuar në spital dhe 35 që kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Luftën me korona nuk e ka përballuar 36 vjeçari nga Gostivari dhe një 25 vjeçar nga Shkupi.

Exit mobile version