Ballina Lajme Maqedoni RMV/ Arritën 30 mijë vaksinat, donacion nga Turqia

RMV/ Arritën 30 mijë vaksinat, donacion nga Turqia

Në vend kanë arritur 30 mijë vaksina nga prodhuesi kinez “Sinovak” – donacion nga Turqia, të cilat u premtuan para disa ditësh në darkën e punës në Ankara mes kryeministrit, Zoran Zaev, me presidentin turk, Erdogan. Ministri i shëndetësisë, Filipçe, thekson se donacioni ka shumë rëndësi për vazhdimin e procesit të imunizimit.

Marketing

“Vaksinat do të distribuohen në afat sa më të shkurtër në punktet e vaksinimit në tërë vendin”,- ka paralajmëruar Filipçe.

Deri tani në vend janë aplikuar gjithsej 410 mijë e 711 vaksina, dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 159 mijë e 898 qytetarë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm gjatë së martës, vaksinën anti Kovid e kanë marrë 10 mijë e 556 qytetarë, prej tyre, dozën e parë e kanë pranuar 1455 qytetarë. Deri tani, interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 444 mijë e 898 qytetarë.

Marketing
Exit mobile version