RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Nga 1.384 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 87 raste të reja Covid. Edhe gjatë këtyre 24 orëve, vazhdon trendi i zero fataliteteve Covid, por ka 3 viktima të konfirmuara nga regjistri “Termini Im”, prej tyre dy nga Shkupi dhe një në Ohër, të moshës nga 64 deri në 74 vjeç.

Marketing

Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 08 -28 maj. Instituti për Shëndet Publik njofton se 141 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.022, numri i të shëruarve është 302.202, numri i të vdekurve është 9.306, ndërsa numri i rasteve aktive është 514.

Marketing