Ballina Lajme Maqedoni RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

RMV/Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1088 testime për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Prej tyre shumica (91) janë në Shkup, ndërsa 39 raste janë riinfektime.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacientë të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 384 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.748, prej të cilëve 331.595 janë shëruar, ndërsa 9.515 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (13 shtator) është 638./

Exit mobile version