RMV/ Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 teste, ndërsa janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19.

Marketing

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë “Covid-19” nga “Termini im”,  është regjistruar një person i vdekur nga Shkupi (82 vjeç), i cili ka vdekur në kushte spitalore.

Personi i regjistruar ka vdekur më 10 shtator 2022.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me “Covid-19” në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.519, numri i të shëruarve është 332.422, numri i atyre që humbën jetën është 9.527, ndërsa numri i rasteve aktive është 570.

 

Marketing